Bashkia Lezhë u hap derën të rinjve, ja çfarë u dedikohet atyre…

Të rinjtë të cilët duan të mblidhen dhe të diskutojnë e të projektojnë sëbashku tashmë kanë edhe një derë më shumë të hapur, bëhet fjalë për Qendrën Rinore e cila ditën e djeshme ka hapur zyrtarisht dyert për të rinjtë.

Qendra Rinore

Deri dje, zgjidhjen e problemit të vendtakimit të rinjtë e kanë parë vetëm nëpër Bar & Restorante, hapësira aspak të përshtatshme këto për shkoqitje idesh apo aq më pak projektimi e brainstorming.

Bashkia Lezhë, në faqen zyrtare të saj shprehet se të rinjtë janë fokusi primar i saj dhe se kjo qendër do t’u japë gjithashtu mundësinë që ata të bëhen pjesë e proceseve vendimarrëse e konsultative të qeverisjes vendore.

Qendra Rinore