Bashkia Lezhë bën një hap përpara, moment deçiziv ora 16:00!

Tre shkresa kanë dalë nga zyra e kreut të Bashkisë Lezhë me datë 17 qershor 2018.

Një për KZAZ nr.12, një për KZAZ nr.13 dhe një për Drejtorinë e Policisë Lezhë.

Bashkia Lezhë kërkon të vihet në zbatim ajo çfarë u kërkua pak ditë mëparë me një shkresë në drejtim të KQZ:

Lirimin ambjenteve dhe heqjen e listave të zgjedhësve të afishuara në ambjentet e objekteve në vartësi dhe pronësi të Bashkisë Lezhë.

Ky është një hap deçiziv për Bashkinë Lezhë në drejtim të respektimit të dekretit presidencial, tashmë fjalët mbaruan, shkresat mbaruan, në ora 16:00 ka veprim në terren.

A do të ndodhë edhe në Lezhë ajo që ndodhi në Bajram Curr?

Kjo mbetet për t’u parë sot në ora 16:00 në Lezhë në pikat ku KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore dhe afishuar listat e zgjedhësve.