“Askush nuk priste Lezhën këtu!”/ Ky është qyteti më pijanec në Shqipëri…

INSTAT ka publikuar disa të dhëna që tregojnë se cilat janë qytetet në Shqipëri ku konsumohet më shumë alkool.

Lezha kryeson listën për shpenzimet më të larta për pije alkoolike dhe duhan. Sipas INSTAT qarku i Lezhës ka përqindjen më të lartë të shpenzimeve ndaj totalit, rreth 5.7%, të cilat kanë shkuar për alkool e cigare.

Më pas vjen Dibra që sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve, familjet e qarkut Dibër shpenzuan mesatarisht për alkool rreth 5.4% të totalit të asaj që konsumojnë për të plotësuar nevojat e tyre.

Ndërsa qytete të tjera janë: Elbasani me 4.9%, me një rritje prej 0.8 pikësh në krahasim me një vit më parë; Berati me 4.8% të shpenzimeve, apo rreth 0.3 pikë më shumë se periudha paraardhëse dhe Kukësi me 4.1%, i cili krahasuar me një vit më parë i ka ulur shpenzimet për alkool me 0.1 pikë.

Korça shpenzoi për alkool gjatë 2017-s rreth 3.6% të totalit, ndërsa Tirana dhe Fieri, secili nga 3.1%.

Shkodra në 2017-ën ulën shpenzimet për alkool në rreth 2.9% të totalit, nga 3.2% që shpenzuan një vit më parë.

Vlora dhe Durrësi kanë shpenzuar për alkool përkatësisht 2.8%, ndërsa gjirokastritët janë pak pijedashës.

Në Gjirokastër shpenzimet për alkool zinin rreth 2.3%, me rënie krahasuar me një vit më parë dhe më i ulëti ndër qarqe.

Në total, shpenzimet për alkool sipas Anketës së Buxhetit të Familjes 2017 llogariteshin 3.5% e totalit. Sipas INSTAT shpenzimet për alkool kanë ardhur në rritje në krahasim me një vit më parë me një ndryshim prej 2.1%.