Askush më mirë se të rinjtë e FRESSH nuk e shfrytëzoi motin e mirë sot në Lezhë

Edhe pse jemi në dekadën e parë të muaji Nëntor dimri duket larg dhe ditët vijojnë të jenë të lyera me diell.

Moti i mirë sot në Lezhë ua zbukuroi aktivitetet nëpër qytet e kala të rinjve të FRESSH Lezhë.

Vajzat dhe djemtë e Forumit Eurosocialist të Lezhës u shpërndanë sot anë e kënd qytetit duke pastruar.

Axhenda e tyre ka vijuar në Kalanë e Lezhës, ku siç do të mund ta konstatoni edhe nga fotografitë e mëposhtme, sot ishte dita perfekte për të qënë në Kala.

Në aktivitet mori pjesë edhe deputeti i Lezhës Z. Pjerin Ndreu i cili shfytëzoi rastin të përcillte me nota pozitive orgazimin dhe zhvilimin e aktiviteteve të sotme.

Ja çfarë shkruan ai:

Sot kalova një ditë fantastike midis energjisë të të rinjve dhe të rejave lezhjan.

Lezha e “ Besëlidhjes ” jo më kot ka qenë gjithmonë e lakmuar nga të gjitha fuqitë e mëdha, pikërisht sepse mban brënda saj pasuri të pafundme natyrore dhe historike.

E ajo çka i ka munguar dhe i mungon është thjeshtë një menaxhim i mirë i këtyre pasurive, për ta bërë atë një ndër qytetet më të rëndësishme në nivel kombëtar.

“ Ecje në Kala “ u quajt hapja se sesionit të aktiviteteve të forumit më të madh rinor në Shqipëri, FRESSH.

Pasi ecem në natyrë, duke diskutuar në mënyrë informale me çdo të ri, për problematikat e qytetit dhe jo vetëm, pata kënaqësinë të referoj si profesionist i fushës një leksion me temë “ Kriminaliteti në Shqipëri ”. Jam shumë i kënaqur që mora një feedback pozitiv nga të rinjtë, të cilët u angazhuan me pyetje të ndyshme.

Falenderoj veçanërisht të gjithë organizatorët e këtij forumi dhe gjithashtu drejtueset e FGS.