“Ana tjetër e medaljes së protestës, që desh na shpëtoi pa u vënë re!”, – nga Agostin Marku

“Ngelës” është fjala më e përdorur e ditës së sotme në vendin tonë.

Kjo fjalë mori një konotacion tjetër nga ai që i jep përkufizimi i gjuhës shqipe, u përdor pra si emërues i përbashkët i të gjithë atyre që ndihen të nëpërkëmbur nga qeveria dhe ligjet e saj, zanafilla e saj i ka rrënjët tek një mbrëmje mes akademikësh kur fjalimi i kryeministrit Rama u ndërpre nga britmat e një studenteje, skenën të cilën më pas, kryeministri e mbështolli me frazën, “ngelëse me siguri!”.

Kështu studentët, edhe ata të shkëlqyerit, e të 10-ve, madje edhe ata që studimet i kanë përfunduar jashtë vendit, ja lejuan pra vetes për hir të kësaj simbolike, ta quanin veten “ngelës”…

Por medalja ka edhe një anë tjetër…

Po sikur ngelësit të mos jenë simbolikë, po sikur një masë nxënësish ndoshta edhe më e madhe se të gjithë protestuesit sot, të jenë me të vërtetë ngelës?

A është edhe ky një dështim i sistemit? A është ky pra druri i shtrembër në turrën e sistemit?

Të gjithëve na shpëtoi ky pikëvështrim i situatës, por mesa duket edhe kësaj here Z. Agostin Marku nuk lejon që gjërat të kalojnë kaq thjeshtë.

Ai e çon bisturinë deri në palcë të problemit kur thotë “Po sikur këta të ishin në të vertetë të tillë a nuk i ka fajet politika për ketë gjendje te arsimimit të brezit të ri?”

Pra nyja gordiane është kjo, sot pamë studentë që po protestonin që të mos paguanin për provimet e prapambetuara, ndërkohë që është vetë sistemi që ka prodhuar këtë masë studentësh të pazotët për të marrë provimet.

Me të drejtë, Z. Agostin Marku e quan gjithë këtë një “çudi të madhe”.

Lexojeni statusin e tij të plotë:

Të etiketosh këta në këtë foto si ngelsa vetem se kanë dalë në protestë është pak për të thenë se është turp. Pashë sot disa statuse nga disa servila qeveritarësh ta përdorin këtë shprehjen “ngelsa”. Po sikur këta të ishin në të vertetë të tillë a nuk i ka fajet politika për ketë gjendje te arsimimit të brezit të ri? Nuk di ç’të them me këtë politikë çudirash në Shqiperi, por të fyesh të ardhmen nuk është gje tjeter veçse guxim budallenjsh.