Vetting-u “djeg” gjyqtarin e Shkodrës: I paaftë profesionalisht

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli.

Trupi gjykues i përbërë nga nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, vendosi t’a shkarkojë Jangullin, si të paaftë profesionalisht, si edhe me problem me pasurinë e tij.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, KPK sqaroi se sipas hetimeve, gjyqtari Jangulli rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë.

Gjyqtari rezulton me probleme edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij, ndërsa DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar) ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm.

Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me prokurorin për lirimin e disa të pandehurve nga burgu.

DSIK, nga ana tjetër ka gjetur në relacionin përkatës për Jangullin se Jangulli është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Ankesa ka patur edhe për vendimet e tij, që konsiderohen si me tekst të pakuptueshëm.