Brenda muajit Nëntor të gjitha shkollat e Lezhës do të furnizohen me lëndën drusore për ngrohje!

Prej disa ditësh Bashkia Lezhë vijon shpërndarjen e lëndës drusore për ngrohje në të gjitha institucionet e arsimit parashkollor, 9-vjeçar dhe arsimit të mesëm.

Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj të gjitha institucionet arsimore do të furnizohen brenda muajit Nëntor, në mënyrë që proçesi mësimor dhe edukativ të zhvillohet në kushte sa më të përshtatshme.

Prej disa ditësh Bashkia Lezhë vijon shpërndarjen e lëndës drusore për ngrohje në të gjitha institucionet e arsimit…

Posted by Bashkia Lezhë on Friday, November 23, 2018