Bilanci në qarqe/ ALUIZNI: Mbi 80% e objekteve në Lezhë e Shkodër janë legalizuar në 5 vitet e fundit

Duke qenë se legalizimet kanë hyrë në fazë përmbyllëse, ALUIZNI ka filluar të bëjë bilancin e këtij procesin 5 vjeçar për secilin qark. Në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, mbi 80 për qind e banesave janë legalizuar në 5 vitet e fundit

“Qarqet Shkodër dhe Lezhë janë qarqe që për nga struktura sociale dhe trashëgimia historike kanë qenë nga më të vështirët përsa i takon procesit të legalizimit”.

Në Shkodër nga viti 2009 deri në 2013 në Shkodër janë legalizuar vetëm 1403 objekte. Shifrat zyrtare tregojnë se, 2014 deri në 2018 dhënia e lejeve të legalizimit arrin shifrën 6871, që është 83% e numrit total prej 8274 legalizime të kryera në këtë qark.

Viti me më pak legalizime është 2009 kur janë realizuar 131 leje, ndërsa viti që shënon më shumë është viti 2016 me 3166 leje legalizimi për objekte informale.

Në Lezhë, që prej vitit 2006 deri më sot janë legalizuar 9597 objekte informale, nga të cilat 85% objekte janë legalizuar në 5 vitet e fundit, kur janë dhënë 8170 leje legalizimi.

Në vitin 2009 janë kryer 101 legalizime objektesh informale, ndërsa në vitin 2016 qytetarët kanë përfituar 3440 leje legalizimi.

Nga janari i këtij viti deri në fund të muajit gusht janë lëshuar 1612 leje legalizimi objektesh për qytetarët e qarkut Lezhë.

/Scan