Alo, Përshendetje! Posta Lezhës ka një pako për ty…

Posta Shqiptare është nga ato kompani që i ngjajnë rigonit, mund ta përdorësh kudo, dhe mund ta gjesh kudo.

Posta Shqiptare është një shoqëri e cila vijon gjithnjë të konturohet si gjithçkabërëse, dhe sa më shumë që gjërat kalojnë online – kujtojmë fiskalizimin së fundmi – aq më shumë ajo pozicionohet në rol kyç.

Posta ka një epërsi të padiskutueshme kur vjen puna shtrirjen e saj… filialet, degët, zyrat e saj i gjen në çdo cep të Shqipërisë, gjë të cilën bankat vetëm mund ta ëndërrojnë.

Të gjithë e njohim atë ndjesinë e këndshme kur në anën tjetër të telefonit, zëri i punonjëses së postës të thotë, “Alo Përshëndetje, në Postën e Lezhës kemi një pako për Ju!”

Duke qënë një kompani kaq e madhe, rritja dhe përmërësimi i saj nuk ndodh me hapa të shpejtë e të vrullshëm, por me hapa të ngadaltë por shumë të sigurtë.

Posta e Lezhës, e cila, në llogaridhënien e fundit për 3 mujorin e tretë të vitit u rendit e treta në rang Republike, dhe kjo për shkak të treguesve të saj.

Me pak fjalë, kjo do të thotë se lezhjanët po vijojnë gjithnjë e më shumë t’i drejtohen Postës Shqiptare në Lezhë për arsye tregu dhe shërbimi.

Duhet të sjellim në kujtesën e lexuesit se në kohën kur shpërtheu skandali i madh me abuzimet e pagesave që nuk rezultonin të regjistruara në sistemin e OSHEE-së, ishte vetë Posta Shqiptare, e cila, kjo e fundit, edhe pse jo e detyruar me ligj, kishte ruajtur kopjen e dytë të çdo fature të paguar, të cilat OSHEE-ja për arsye misterioze nuk i dispononte asokohe, dhe “përdori” Postën Shqiptare si varkë shpëtimi.

Pak ditë mëparë Posta e Lezhës firmosi edhe marrëveshjen me Ujësjellësin e Lezhës për kryerjen e pagesës së faturave të ujit pranë zyrave të postës.

Majtas, Z. Pjerin Çuku, drejtues i Filialit të Postës Lezhë, djathtas, Z. Zef Maçi drejtues i Ujësjellës Kanalizim sh.a Lezhë

Drejtuesi i Postës Lezhë Z. Pjerin Çuku shpreh vlerësime për Drejtuesin e Ujësjellësit të Lezhës Z. Zef Maçi për arritjen e kësaj marrëveshjeje midis dy enteve, në favor dhe në lehtësim të qytetarit.

“Fundja, efikasiteti i një administrate matet me kohën që shpenzon qytetari për të kryer një procedurë, kohë e gjatë dhe burokraci është baraz me neurozë dhe kosto mbi shpatullat e qytetarit, ndërsa kohë e shkurtër dhe efikasitet është baraz me lehtësim dhe kursim për qytetarin,” është shprehur Drejtuesi i Postës së Lezhës Pjerin Çuku në mbyllje të mesazhit të tij.