Zhvillohet mbledhja e Këshillit, miratohet ndërtimi i dy urave mbi lumin Drin në Lezhë

Është zhvilluar ditën e sotme mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Lezhë. Ashtu si në herët pararendëse, kjo mbledhje u zhvillua përmes mjeteve të komunikimit elektronik.

Kryetari i Këshillit Rakaj ka kaluar në rendin e ditës, ndër të tjera, edhe projekt-vendimin për miratimin e ndërtimit të dy urave mbi lumin Drin, njëra prej të cilave do të vendoset në pjesën përballë Memorialit të Heroit Kombëtar për të lehtësuar kalimin e turistëve në atë segment.

Pikat e tjera të rendit të ditës të punimeve të Këshillit lexuesi mund t’i konsultojë më në detaje në dokumentin mëposhtë:

Pikat 6, 7, 8, 9, 10 në dokumentin e mësipërm Rakaj vendosi t’i shtynte për mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.