Ditën e sotme nëpërmjet ekranit të televizionit Top Channel Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqipare u ka bërë thirrje të gjithë pensionistëve që të mos lëvizin nga shtëpia për të tërhequr pensionet.
Ky njoftim është përcjellë edhe nga Drejtori i Filialit të Postës Lezhës, Z. Pjerin Çuku i cili, e ka shpërndarë njoftimin nëpër të gjitha pikat e postës shqiptare, Lezhë, Laç e Mirditë.
Lexojeni të plotë njoftimin e Postës Lezhë:
Stafi ynë në shërbimin tuaj.
Te gjithe pensionistet te mos paraqiten fizikisht pranë Zyrave Postare te Filialit te Postes Lezhë per te terhequr pensionin. Punonjesit e postës do jua sjellin ate ne familje.
Gjithashtu, tashme ju vijme ne ndihme edhe per pagesat e energjise elektrike, te ujit dhe telefonise duke mos dale nga banesa juaj.
Për çdo informacion ju lutem kontaktoni në numrat e mëposhtëm të telefonit ku do tju informojnë punonjësit të cilët janë pjesë e “Njësisë së përqëndruar të ankesave”:
068 800 0111 Astriti
069 380 7122 Donika