“O Kryetar ku jeee?”, Ndreu flet para Këshillit për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Lezhë

Ndreu ka ndërhyrë ditën e sotme në diskutimet e Këshillit të Bashkisë Lezhë, pasi Kryetari Rakaj e ka kaluar rendin e ditën në pikën e saj më të rëndësishme: Buxheti i Bashkisë Lezhë për vitin 2021.

Ndreu ka relatuar gjatë dhe me detaje në fjalën e tij sot në Këshill, dhe përmbledhtazi aryetimi i tij është shtrirë në këto rreshta:

Të gjithë e dini se sa viti i vështirë ka qënë për shkak të tërmetit dhe pandemisë, por gjithsesi ia kemi dalë të prodhojmë një rezultat pozitiv.

Kjo është një ditë e rëndësishme.

Buxheti vjen me rritje 9.75% me rritje për shkak të efikasitetin e mbledhjes së taksave.Kemi paguar edhe faturën e bllokimit të disa PDV të cilat kanë qënë në kundërshtim me ligjin, gjë e cila na ka cunguar efektivitetin.

Borxhi nuk është rritur, pra edhe pse është një zë i trashëguar, gjithsesi ne do ta rregullojmë këtë zë sepse nuk ka kuptim të bësh investime dhe nga ana tjetër të kesh borxhe.

Nuk kemi bërë një asnjë moment ato skemat e dikurshme të shtrimit me asfalt me 20%, i kujtoni ato asfaltet që u shtruan shpejt e shpejt për të na mundur ne, shtrime që u bënë duke e shtrirë likujditetin në 3 vite. Këtë nuk e bëjmë dhe nuk do ta bëjmë.

Disa shtylla ku do të mbështetemi për ta transformuar Lezhën:

Do ndërhyrjmë në disa rrugë rurale, disa Qendra Njësish Adminstrative, në ura, varreza, shtrimi i rrugës në Mërçi, po e përmend këtu, për të treguar sesa e rëndësishme është, ata banorë i përcillnin të afërmit e tyre për në banesën e fundit me zetor.

Kemi në proces ujësjellësat në 5 fshatra, tani hapet Tale 1, 2, Grykë Lymi hapet këto ditë. Për momentin nuk mund të ndërhyjmë për rrugë në ato zona ku po bëjmë ujësjellës.

Lezha do të sistemohet plotësisht në kanalizime të bardha dhe të zeza sipas investimit të KFV-së, dhe për rrjedhojë duke e zgjidhur përfundimisht problemin e përmbytjes dhe shpërthimit të ujërave të zeza, dhe ju lutem kuptojeni, sepse nuk ka kuptim të ndërhyjmë për të bërë rrugë. Kërkoj mirëkuptimin tuaj, mos më bëni kërkesa të pa argumentuara. Nuk mund të zhvillohet një qytet që s’ka kanalizime.

Mandati im do u japë fund këtyre probleme, “kështu e gjeta por kështu nuk do e lë”, të jeni të sigurt, shumë vetë më thonë “O kryetar ku jeee?”, po kjo rruga ime…

Ne jemi të fortë në manaxhim, dhe administrim, dhe se mbledhja e taksave do të vazhdojë dhe të mos shpresojë asnjë prej bizneseve të mëdha, e kam fjalën për ata që hiqen si milionerë, por në fakt kanë hapur me nga 11 NIPTE dhe shmangin detyrimet. Nëse nuk bëjnë kthesë, ne do t’i denoncojmë të gjithë me radhë.