Gjykata e Lezhës shpall vendimin për zgjedhjet lokale në Bashkinë Lezhë

Gjykata e Lezhës vendosi kthimin për hetim nga prokuroria të zgjedhjeve lokale në Bashkinë Lezhë, pas ankimimit të PD.

Padia e berë nga PD dega Lezhë u mbyll pak javë më parë nga Prokuroria, e cila nuk nisi hetimet. Sekretarja e PD, Alfrida Marku tha se, vendimi i gjykatës, urdhëron prokurorinë e Lezhës, të hetojë cdo material dhe ankesë të berë, si dhe të thirren në pyetje, anëtarë të KZAZ, numërues dhe cdo person tjetër që mund të ketë dëshmi.

“Ne inkurajojmë Prokurorinë që të jetë e paanshme dhe të mos ndikohet në vendimet e saj, por të kryeje një proçes hetimor te drejte, të plotë e të gjithanshëm.

Cilido cënon proçeset zgjedhore, cilido cënon të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur i lire dhe në rregulla demokratike përfaqësuesit e tyre, duhet të mbajë përgjegjësi siç parashikon ligji.

Eshte koha per te rikthyer besimin e shqiptareve tek proceset zgjedhore, si nje moment kyç ku ata mund tu japin fund qeverisjeve te keqija apo ne rastin me te mire te zgjedhim nje model qeverisje me te mire sesa e meparshmja. Dhe kjo behet e mundur vetem atehere kur veprimet e paligjshme do te ndeshkohen dhe kur krimi te mos influencoje politiken dhe proçeset zgjedhore.

Kujtojme qe kjo është nje mundesi e dyte qe i jepet prokurorise per te kryer detyren e saj, dhe se mbi vijimesine e ketij procesi ne do te veme ne dijeni Keshillin e Larte te prokurorise si dhe perfaqesite diplomatike te BE dhe SHBA ne Shqiperi”,- thuhet në reagimin e PD në Lezhë.