Të fshehtat e kostumit shqiptar, që nesër ekspozohet edhe në Lezhë

Epoka Aksiale (800 – 200 p.e.s) është një nga periudhat më intriguese të historisë se religjioneve. Asnjë epokë tjetër 600 vjeçare nuk ka të krahasuar me të për nga pasuria shpirtërore dhe filozofike. Quhet “aksiale” sepse shënjon një kthesë deçizive në evolucionin e shpirtit njerëzor; ajo thellësisht formësoi kush jemi ne sot, dhe vijon të na ofrojë përndritje të reja.

Ky zhvillim i vrullshëm, ky hov i shpirtit njerëzor, nuk kishte se nga kush tjetër të vinte veçse fillimisht nga kulturat e vjetra ekzistuese të cilat furnizonin mendjet me koncepte dhe botëkuptime të thella të punëve të universit.

Ishte një kohë ku nuk ekzistonte gjuha, por vetëm simboli. E vetmja mënyrë e komunikimit ishte simboli dhe sigurisht që veshja duhet të ketë qënë një prej mediumeve ku simbolet shkruheshin dhe trashëgoheshin.

Në shumëllojshmërinë e kostumeve të vjetra popullore shqiptare, njëri prej tyre, veçon shumë nga të tjerët. Kjo veshje nuk ka të ngjashme jo me ndonjë kostum tjetër në Shqipëri, por as në botë.

Në Xhubletë gjenden shenjat e një qytetërimi të lashtë dhe të avancuar, 2000 vjet p.e.s, pra një veshje rreth 4000 vjet e moçme, e trashëguar ndër breza deri tek ne sot.

Nëpërmjet Xhubletës në mund të kuptojmë shumëçka për vijimësinë e identitetit tonë, sepse ajo nuk ka ndryshuar, nuk ka pësuar transformime, është po ajo…

Në Xhubletë gjenden të kodifikuara mesazhet me gjuhën e simboleve të një qytetërimi të lashtë, njohës të thellë të kozmosit. Në zanafillë të saj, Xhubleta është konceptuar si një veshje që ka autoritet më të lartë sesa subjekti që e vesh. 

Xhubleta pra, është një Amanet i Madh, është një shkrim i kriptuar kozmik, për zbërthimin e të cilit mendja jonë dhe njohuritë tona janë ende të pamjaftueshme.

Ajo është Arka e Noes, e cila ka ruajtur të paprekur nëpër tallazet e kohërave njohuritë e avancuara të një qytetërimi të lashtë.

Si mund të dinin këta njerëz fazat e krijimit të kozmosit, për të cilat shkenca e sotme thotë se është identike me fazat e krijimit të jetës, mitoza, embrioni, ndarja e qelizave?

Si është e mundur pra që qendisja është realizuar me fije të arta që simbolizojnë dinamikat e galaktikave mbi të zezën që simbolizon thellësitë e universit?

Si mund ta dinte një qytetërim 4000 vjet i vjetër, atë që vetëm një mikroskop supermodern mund ta bëjë?

Të veshësh xhubletën është si të vishesh me univers, dhe gratë malësore e bënin këtë që në martesë e deri në ditën e vdekjes, dhe mos mendoni se është rastësi fakti përse ajo është veshje femrash, sepse lidhet me natyrën shumuese të universit, gjininë e tij, dhe as nuk është rastësi që ashtu si ditën e dasmës edhe ditën e vdekjes, gruaja malësore duhet të vishej me univers.

E gjitha ajo çfarë ne të sotmit duhet të bëjmë është ta studiojmë, ta mbrojmë, dhe ta trashëgojmë nëpër breza, të paprekur, ashtu siç ka qënë, deri kur të vijë dita e zbërthimit të kuptimeve të saj.

Ju ftojmë të ndiqni videon për t’u bindur mbi Misteret e Mëdha që rrethojnë veshjen e vjetër shqiptare: