Seriozisht! Byrekët më të mirë në Lezhë i gjeni këtu…

Kanë kaluar shumë shekuj qyshkur luani dhe tigri nuk janë më armiqtë tanë. Armiqtë tanë nuk janë më as ariu, as leopardi, e as kameleoni, as dinosaurët por janë bakteret.

Këto krijesa të vogla të padukshme mikroskopike, por me një aftësi koordinuese të jashtëzakonshme, në ditët e sotme, më shumë se kurrë në historinë e njerëzimit janë bërë kërcinimi real i jetës së shëndetshme këtu në planetin Tokë.

Pak ditë mëparë, La Repubblica publikoi një raport të Organizatës Botërore të Shëndetsisë ku shkencëtarët hidhnin alarmin se antibiotikët e zakonshëm që përdorim po e humbin ndikimin e tyre për shkak se bakteret kanë sofistikuar mbrojtjen ndaj tyre.

Për të tretin vit radhazi, Bill Gates, vendos në krye të listës së sfidave me të cilën njerëzimi do të përballet përgjatë shekullit, pikërisht, pandeminë bakteriale që në harkun e pak viteve do të gllabërojë nga një qytet në ditë në shkallë botërore.

Në Shqipëri, kanë shpërthyer helmimet, dhe ushqimet e helmuara nuk e lëshojnë qëndrën e vëmendjes publike.

Problemi është se nuk dimë nga të ruhemi, e keqja na vjen aty nga s’e presim!

Një byrek për shpejt diku, një dhallë atje, një picë, një sufllaqe, një bukë e gatuar me atë miellin e sjellë direkt nga stallat e kuajve të Serbisë, një shishe ujë pas përfundimit të lojës në calcetto… lista vazhdon gjatë.

Janë pikërisht këto pra, cilësia e rutinave të përditshme burimi më i madh i rrezikut, është ky akumulim i përditshëm i vakteve të vogla të gabuara që na çon në telash të madh.

Kryeshefin e Rapsodisë Alfred Markun, zorshëm se mund të ketë lezhjan që nuk e njeh, pjatat e të cilit kanë kohë që kënaqin edhe më skeptikët e gastronomisë botërore përtej kufirit.

Ky njeri mbetet një leksion i gjallë për të gjithë ne, i cili, pranoi të braktiste një karrierë gjithnjë në ngjitje në Itali, për t’u kthyer në Shqipëri, guxoi të dilte përtej kuzhinës monotone, pranoi të niste restorantin e tij jo në Tiranën e shumë mundësive për shkak të popullsisë së madhe, por në Lezhën e mpakur, pranoi shumë, por ajo që ai nuk e pranoi kurrë ishte varfëria e mendjes. Ky njeri duhet të gjendet në kuzhinë që të mund të mendojë, që të lëvizë, të imagjinojë që të prodhojë art gastronomik, shije e mbresa.

Shef Alfred Marku e humb sensin e kohës kur gjendet në kuzhinë, sepse mekanizmat e mendjes së tij janë gjithnjë në lëvizje për të shpikur diçka të re.

Tani, pyetja që ne të gjithë kemi, është kjo:

Çfarë iu desh këtij njeriu të zbriste nga olimpi i gastronomisë e të dilte buzë rrugëve të Lezhës?

Nëse kaloni aty afër Farmaci Tushaj, pak metra më tutje është dyqani Milingonat, që me fjalë të tjera mund ta quajmë “Vitrina e Imagjinatës së Alfredit”, këtu do të gjeni byrekun e shkrifët 1-petësh më të mirë në Lezhë, do të gjeni ëmbëlsira, briosh, biskota.

Pastaj kur sheh atë vitrinën e sajuar aq bukur me ato arkat e drunjta të mbivendosura, fillon spektakli i vërtetë:

@Dyqani Milingonat

Kavanozi me atë që për nga përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve nuk ia kalon asgjë mbi tokë, çikoria pra.

@Dyqani Milingonat

Do të shihni kavanozët me krem ulliri, krem djathi, erëza, salca, e gjithfarësoj kombinimesh të tjera që të gjitha prej duarve të mjeshtrit.

@Dyqani Milingonat
@Dyqani Milingonat

E kush tjetër përveç njeriut që është mësuar të grumbullojë çdo ditë suksese të vogla mund të na shpëtojë nga telashet e vakteve të vogla të gabuara?

Cheff Alfred Marku