Zgjidhet Kryetari i Ri i Këshillit të Qarkut Lezhë

Prof. Eduard Ndreca, kryetari i Partisë Socialiste të Lezhës, me shumicën e votave të Këshillave Bashkiakë Lezhë, Kurbin, Rrëshen bëhet Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë.

Kryetari i ri i Qarkut Z. Eduard Ndreca zëvendëson Z. Gjok Ndoka në përfundim të ushtrimit të mandatit të tij.

Këshilli i Qarkut është një institucion kyç sidomos në raport në projektet bashkëpunuese me Bashkimin Evropian, në fakt, rezulton të jetë i vetmi institucion në qark i cili ka qënë në lartësinë e duhur profesionale që të bindë përfaqësuesit e BE të miratojë plot 4 projekte bashkëpunimi me këtë institucion, që e bëjnë këtë institucion me numrin më të lartë të bashkëpunimeve me BE në të gjithë qarkun.

Nënkryetari i Këshillit të Qarkut u zgjodh Z. Agron Ivanaj i cili zëvendëson Z. Agostin Marku në këtë detyrë.

Nuk na mbetet tjetër veçse t’u urojmë suksese e mbarësi të zgjedhurve të rinj si përfaqësues të lartë të qytetit në ushtrimin e detyrës së tyre.