Zbulohet lëvizja e radhës e Bashkisë Lezhë, ja çfarë ndodh me ambientet pranë stadiumit…

Në vijim të kontrollove dhe verifikimeve të kontratave Bashkia Lezhë ka vendosur të shkundë edhe pluhurin e harrësës mbi disa marrëveshje të hershme të kësaj të fundit.

Nga burime të besueshme, por të pakonfirmuara, pranë Bashkisë Lezhë mësohet se lëvizja e radhës do të jetë lirimi i ambjenteve të stadiumit nga dyqanet, shkak i kësaj mësohet se ka qënë konstatitimi i një auditimi specifik i thirrur nga vetë Kryebashkiaku Ndreu.

Auditimi në fjalë, bëhet e ditur, se ka gjetur shkeljen të rënda në mosrespektimin e marrëveshjes së Shoqatës Beslidhja me Bashkinë Lezhë, dhe nuk është depozituar asnjë e ardhur financiare në favor të sportit. Auditimi në fjalë, mësohet se ka gjetur shkelje edhe në Menaxhimin Financiar në Klubin e Sportit Beslidhja.

Bëhet e ditur se lëvizja e radhës e paralajmëruar nga zyrtarë të Bashkisë Lezhë do të jetë zhbërja e kësaj kontrate, dhe se menjëherë pas këtij konstatimi nga audituesit, informohet se Kryebashkiaku Ndreu ka shkarkuar shefin e Klubit si dhe ka hequr të drejtën e përdorimit të fondeve pa firmën e tij.

Bëhet e ditur gjithashtu se nga raporti paraprak i auditimit, rezulton se Shoqata Beslidhja nuk ka derdhur asnjë kontribut, edhe pse Bashkia i ka akorduar fonde rregullisht.