Voltana Ademi ‘autogol me kokë’, Kryebashkiaku i Lezhës konfirmohet Kryetar nga Gjykata

I bëri të gjitha vetë. Ajo doli vetë kundër, hapi zjarr në të gjitha portalet e mediat, Kryebashkiakja ngjiti shkallët e Gjykatës. Znj. Voltana Ademi depozitoi padinë, dhe hapi kështu një proces.

Po vetë, Kryebashkiakja humbi.

Në gjuhën sportive, kësaj i thonë të gjuash goditje këndi vetë, dhe të shënosh autogol po vetë.

Paradoksale sa të duash, por për ata që e kanë ndjekur aktualitetin është fakt tashmë.

Kronika:

Gjykata ka rrëzuar pretendimet e kryebashkiakes në detyrë të Shkodrës duke vlerësuar si të ligjshme zgjedhjen e Pjerin Ndreut në krye të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë si dhe të organeve të reja drejtuese të saj.

Me këtë, Gjykata ka legjitimuar shkarkimin e Voltana Ademit nga drejtimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë duke pranuar regjistrimin e organeve të reja drejtuese të saj.

Gjykata ka vendosur që të pranojë kërkesën e depozituar nga kryebashkiaku Ndreu për regjistrimin e këtyre ndryshimeve duke i hapur rrugë funksionimit normal të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Me vendimin datë 31.08.2021, mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive vendosi shkarkimin e Voltana Ademit, si Kryetare e SHBSH-së. Në vend të saj u zgjodh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu si Kryetar i ri i Shoqatës, ndërsa nënkryetar u zgjodhën Alma Hoxha, Kryetare e Bashkisë Përmet dhe Ilir Xhakolli Kryetar i Bashkisë Pogradec.

Komiteti i ri Drejtues të përbërë nga: Lezhë; 2) Mat, 3) Klos; 4) Shkodër: 5)Përmet; 6) Dropull: 7) Pogradec; 8) Kukës: 9) Vau Dejës; 10) Kamëz; 11) Vorë; 12) Selenicë; 13) Devoll; 14) Mallakastër: 15) Tropojë.