Vokshi reagon pa vonesë në lidhje me postimin e kryebashkiakut të Lezhës!

Vokshi u përgjigj pa vonesë. Vetëm 2 orë pas reagimit të kryebashkiakut Ndreu, ai ka sjellë në vëmendje se një linçim i tillë nuk është serioz, dhe se të jesh me PD-në nuk do të thotë se nuk ke nevojë për ndihmë.

Lexojeni të plotë reagimin e Indrit Vokshit:

Pjerin Ndreu,

kryetar jo-legjitim i Bashkisë Lezhë, ka publikuar foton e një qytetari lezhjan, duke tentuar ta linçojë atë përmes bërjes tabelë sharjesh nga militantët e majtë në rrjetet sociale dhe, njëkohësisht, si përpjekje për t’i zhurmuar fjalët e tij, ka postuar një foto të tij tek Selia e PD.

Dmth, sipas kësaj logjike pa logjikë, kush ka foto tek PD apo kush ka tester të PD, nuk paska të drejtë të ankohet. I paska të kufizuara të drejtat si qytetar dhe duhet respektuar më pak. Ky mentalitet i përket shekullit të kaluar, shekullit të diktaturave dhe praktikave propagandistike të Sigurimit të Shtetit. Zyrtari dinjitoz nuk e veçon qytetarin për shkak të bindjeve politike.

Prandaj, e para është e padenjë dhe sjellje e ulët që një kryebashkiak të postojë foto të qytetarëve të bashkisë duke i akuzuar ata si të përdorur, sikur nuk kanë nevoja etj. Sepse askush nuk ia njeh nevojat dhe gjendjen financiare askujt.

E dyta; qytetari Metaj, nuk u ankua aq shumë për veten e tij; më shumë se për veten, ai u ankua për njerëzit e tjerë, për të cilët deklaroi se “i kam në pallat” dhe askush nuk i ka ndihmuar.

E treta; nuk dua të mohoj që bashkia Lezhë ka ndihmuar familje, përkundrazi, cilido nga punonjësit që ka kryer vepër të mirë (përfshi edhe kryetarin jo-legjitim), duhet vlerësuar. Sikundër duhen vlerësuar dhe falenderuar biznesmenët kontribues.

Mbyllja e syve nuk është politikë. Prandaj, falenderime.

Mirëpo, meqenëse mbyllja e syve nuk është politikë, një kryetar bashkie serioz, përpara se të agresojë dhe të deklarojë se qytetarit Metaj nuk i duhet besuar sepse është simpatizant i PD-së, duhet të shikojë se mos ndoshta vërtet stafi i tij nuk i ka mbuluar të gjitha nevojat jetike (dhe ndoshta ska faj stafi, sepse ne e dimë situatën) ..dhe kësisoji ta falenderojë qytetarin për lajmërimin e bërë.

Nuk është në nderin e një kryebashkiaku, kushdoqoftë, i majtë a i djathë, trajtimi në ketë mënyrë i njerëzve. Edhe në qofshin deklerata tendencioze prej një simpatizanti të partisë kundërshtare, ska nevojë as për agresivitet, as për linçim, as për ta publikuar tjetrin duke e nxjerrë tabelë qitjeje për militantët kundërshtarë. Ndoshta duhet tua kujtojmë se aspirojmë (të paktën ne) të jetojmë dhe të bashkëjetojmë edhe me të ndryshmit. Në mënyrë qytetare dhe sa më demokratike. Pa agresion, pa mllef, me qytetari.

Këtu po postoj edhe prononcimin e qytetarit: video