Vjen reagimi i Frrokajt për zgjedhjet lokale, ai publikoi 2 arsye dhe 1 datë!

Për të herë qyshkur ka filluar të shqiptohet fraza “Rama Ik”, që nga ajo kohë pra, pak orë mëparë ka ardhur për herë të parë reagimi i Kryebashkiakut të Lezhës Z. Fran Frrokaj.

Ai ka listuar dy arsyet kryesore që e bëjnë të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve me 30 Qershor.

Frrokaj shprehet në faqen e tij zyrtare se mbajtjan e zgjedhjeve me 30 qershor do të krijonte një precedent të rrezikshëm në Ballkan dhe në të gjitha ato vend me demokraci të brishtë. Njohja nga ana e ndërkombëtarëve e zgjedhjeve me vetëm një krah politik do të përligjte që një skenar i tillë të përsëritej kudo nëpër kontinent.

Arsyeja e dytë madhore mbi të cilën Frrokaj ka vënë theksin ka lidhje me sezonin turistik, ku sipas tij, mbajtja e zgjedhje dhe trazirat që do të shoqëronin procesin dhe në ditët pas tij do ta minon përfundimisht ofertën turistike të Shqipërisë për verën e 2019-ës.

Frrokaj nënvizon që për të mbrojtur sezonin turistik zgjedhjet të shtyhen minimalisht përtej 10 Tetori 2019.

Ja reagimi i tij i plotë:

Dy arsye pse nuk duhet e nuk mund te votohet me 30 qershor. E para, votimi vetem me nje krah politik do ishte preçedent i rrezikshem per demokracine ne Ballkan dhe pergjithsisht ne Europe madje edhe jashte saj. Nese do votohet ne Shqiperi dhe te pranohet nga nderkombetaret atehere ky proçes “demokratik(!)” tashme i “çertifikuar”, lehtesisht do perhapet ne gjithe vendet me demokraci te brishte. Pra, eshte nje test dhe gracke e rrezikshme per demokracine qe dikush mbase po kerkon ta beje “fakt te kryer” ne Shqiperi e pastaj per ta shtrire edhe gjetiu. E dyta, ne jemi vend qe baze te ekonomise kemi turizmin dhe cdo votim brenda segmentit kohor 15 maj-10 tetor eshte sabotim me dashje i sezonit per biznesin dhe ekonomine tone lokale dhe kombetare. Arsye te tjera jeni te lire te shtoni edhe ju. Faleminderit.