Video/ Momentet e fundit të jetës së notuesit nga Lezha

Njerëz të shumtë rreth e rrotull, infermierë, tronditje, ankth e panik. Ky është momenti kur garuesi 72-vjeçar nga Lezha që merrte pjesë në Maratonën Kombëtare të Notit doli nga deti në gjendje të rëndë. Sipas bisedës në video, të siguruar nga “BalkanWeb”, thuhet se garuesi kishte vjellë gjak dhe se kishte tensionin e lartë.

Pak minuta pasi u transportua në spital, 72-vjeçari ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në Sarandë, ku po zhvillohet Maratona Kombëtare e Notit e grupmoshave 10-80.

Mark Ademi, nga Lezha është ndjerë keq sapo ka përfunduar garën e tij në 500 metra. Pritet raporti mjekësor për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes së të moshuarit.

VIDEO

Burimi i lajmit: Balkanweb.com