Video/ Dy persona humbin jetën, pamje të frikshme nga përplasja në rrugën e kombit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostraden Rreshen- Milot në vendin e quajtur Fang në Rrubik ku nga të dhenat e para raportohet se dy përsona kanë humbur jeten ndërsa tretë tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ne aksident janë perfshire Mjeti tip Volkswagen Sharon me targë AA 943 NP me mjetin tip Benz me targë AA 182 TY.

Aksidenti ka ndodhur pak më parë në afërsi të Rrubikut, por ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e kësaj përplasjeje.

Policia ndodhet në vendngjarje. Në aksident janë përfshirë një “Ford dhe një “Benz”, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me identitetin e viktimve apo të plagosurve.