“Varza pse keni ardh?”/ Studiuesja zbulon faktin e panjohur për Lahutën

Prof. Nevila Lika, arkiviste dhe historiane e njohur, aktualisht Rektore e UET ka mbajtur fjalën e rastit në përvjetorin e 148 të lindjes së At Gjergj Fishtës.

Të studiosh librat e Fishtës është një kënaqësi mëvete por unë personalisht kam patur fatin e madh të kem në duart e mia dokumentet origjinale dhe ishte një emocion i papërshkrueshëm të shihje në dorëshkrimet e tij shenja të qirinjve të shkrirë apo edhe të pikave të djersës.

Prof. Nevila Lika ka shfrytëzuar rastin të lartësojë jo vetëm figurën e Fishtës por edhe të të gjithë Urdhrit të Françeskanëve në Shqipëri, të cilët kanë bërë për Shqipërinë më shumë se askush tjetër, dhe u mbetemi përjetësisht borxh.

Kujtojmë për lexuesin se dita e djeshme 22 Tetori ka shenjuar edhe 800 vjetorin e Urdhrit Françeskan në Shqipëri, një lajm i cili, për fat të keq kaloi në heshtje dhe pa aktivitet dhe për më tepër selia e tyre qëndrore tek Kepi i Rodonit është dhënë me koncesion nga qeveria shqiptare, duke i dhënë kështu një goditje të pamerituar Françeskanëve.

Prof. Lika ka zbuluar edhe një fakt shumë të rëndësishëm që ka lidhje me pretendimet e shtetit serb të cilët thonë se disponojnë origjinalin e Lahutës së Fishtës, gjë e cila është shumë e mundur të jetë e vërtetë për shkak se në kohën e regjimit një anije e mbushur plot me dokumentacione janë derguar nga shteti shqiptar i asaj kohe për kartonifikim në Serbi.

Ajo shprehu keqardhjen e saj që në arkivin e shtetit gjenden vetëm 3200 dokumente për Fishtën, ndërkohë që duhet të ishin 32000.

Ajo ka ndarë me të pranishmit edhe një histori personale nga vegjëlia e saj me At Zef Pllumin, të cilën mund ta ndiqni në audion mëposhtë: