‘Tym i Bardhë’ nga Pallati i Kulturës: Zgjidhet Kryedemokrati i ri i Lezhës

Pallati i Kulturës ka qënë sot ‘konklava’ për zgjedhjen e kryedemokratit lezhjan.

Të kyçur brenda mureve, të përzgjedhurit e degëve të kësaj partie kanë zhvilluar nje proces votimi të qetë dhe demokratik.

Në përfundim të numërimit të votave rezultoi se Z. Zef Gjoka do të jetë kryedemokrati i ri i qytetit të Lezhës.

Kryetari aktual Z. Paulin Marku i shprehu urimet zotit Gjoka dhe pati një shtrëngim duarsh mes tyre.