“Tym i bardhë” nga Asambleja Socialiste e Lezhës. Kush është Kryetari i ri i PS Lezhë?

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe mëparë, këtë pasdite, anëtarët e Asamblesë Socialiste të Lezhës janë mbledhur sot në ambjentet e Pallatit të Kulturës për të zhvilluar “konklavën” me qëllim zgjedhjen ose mandatimin e kryetarit të ri të kësaj partie për Lezhën.

Kandidaturat e propozuara për Asamblenë kanë qënë tri:

Ajo e kryetarit aktual Eduard Ndreca. Ajo e Sekretares së Këshillit Bashkiak Florida Zyberi dhe ajo Drejtorit të Sigurimeve Taulant Malshi.

Në përfundim të numërimit të votave rezultoi si mëposhtë:

  1. Eduard Ndreca … 173 vota gjithsej.
  2. Taulant Malshi … 65 vota gjithsej.
  3. Florida Zyberi …terhequr nga gara.

Kështu Asambleja ka mandatuar Z.Eduard Ndreca si Kryetar i Partisë Socialiste të Lezhës.

Në punimet e kësaj Asambleje ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm Z. Sandër Lleshaj, njëkohësisht edhe koordinator politik për Qarkun Lezhë.

Nuk na mbetet tjetër veçse ti urojmë suksese Z.Ndreca në funksionin e lartë në radhët e Partisë Socialiste të Shqipërisë.