Trazohet Lezha/ Të shtëna dhe një plagosur si pasojë…

Një pasdite e trazuar kjo e sotmja pë qytetin e Lezhës. Të shtëna janë dëgjuar pak minuta mëparë.

Si pasojë, 1 person është plagosur.

Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se i plagosuri është O.S 30 vjeç.

O.S është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes është identifikuar nga Policia dhe është shpallur në kërkim.

Sapo Policia e Lezhës të dalë me deklaratë zyrtare për mediat në lidhje me ngjarjen do të publikohet në vijim të lajmit.

Deklaratë e DVP Lezhë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R.,40 vjeç ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin O.S.,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.