Torovicë/ Rrokullisja e gurëve i fal jetën familjes me 5 anëtarë, prefektura në ‘kllapi’!

Një familje prej 5 anëtarësh ka shpërtuar mrekullisht pas rënies së dy masivë gurësh në Torovicë të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në oret e para të mengjesit ndërsa familja Përlleshi dolën menjëherë nga shtëpia.

Fatmirësisht gurët nuk shemben banesën, ndërsa shenjat e forta të goditjes,tmerruan familjen të cilën menduan që ishte tërmet. Mes frikës bashkëshortët Përlleshi, tregojnë tmerrin që përjetuan në ato moment.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të policisë së Lezhës, ndërsa administrator i Njësisë Balldre, tha se duhet ndërhyrje e mënjëhershme Ministrisë së Mbrojtjes pasi rrëzikohen edhe shumë familje të tjera.

Prefektura e Lezhës si kryesuese e Shtabit të Emergjencave në nivel local,ende nuk ka një reagim për këtë ngjarje.

Një vit më parë humbën jetën në rrugen e Torovices 4 pjestar të një familje,pasi makina më të cilën udhëtonin,u zu nga një gurë I rënë nga mali.