Tjetër shpërthim i fuqishëm enigmatik në Lezhë, asnjë shenjë nga ka ardhur…

Tjetër shpërthim i fuqishëm në Lezhë, asnjë shenjë nga ka ardhur, u dëgjua deri në Shëngjin.

Lezha është tronditur sërish nga një shpërthim i fuqishëm që mbetet enigmë nga ka ardhur. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se ky shpërthim është i ngjashëm si ai i dy të mëparshmëve disa javë më parë.

Ushtria, Policia e SHISH kanë dalë në terren por ende nuk kanë identifikuar asgjë.

Shpërthimi është dëgjuar në orën 21:18, teksa nuk raportohet për dëme.