Tjetër përplasje në Lezhë, tre të lënduar…

Një aksident ka ndodhur para një karburanti në Lezhë teksa tre të lënduar kanë mbetur nga përplasja e dy mjeteve dhe një motori.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme dhe se deri tani ky është bilanci i këtij aksidenti.

Ndërkohë siç shihet dhe nga foto zona e aksidentit është rrethuar dhe Policia është në vendin e ngjarjes.