Tjetër lëkundje e tokës në Lezhë, EMSC publikon të dhënat…

Lëkundje tërmeti janë ndjerë vetëm pak minuta mëparë në Lezhë.

Sipas EMSC epiqendra është 1 km nga qyteti i Lezhës në orën 13:35 ndërsa magnituda është 3.1 e shkallës Rihter.

Kujtojmë se dhe të dielën një tjetër lëkundje e fortë tërmeti shkundi Lezhën me magnitudë 4.2 e cila u ndje frikshëm në qytetin e Rrëshenit.

Nuk raportohet për dëme.