Tërmeti 4.9M në detin Adriatik ndjehet edhe në Lezhë

Janë ndierë të fuqishme lëkundjet e pak çasteve mëparë në Lezhë.

Një tërmet i magnitudës 4.9 me epiqendër në detin Adriatik 17 km nga Durrësi, është regjistruar nga shërbimi ndërkombëtar EMSC.

Thellësia prej vetëm 5 km, gjithmonë sipas burimit të mësipërm ka bërë që tronditja të ndjehet akoma më shumë agresive.

Pritet publikimi i të dhënave zyrtare.