Tejmbushen brigjet e Lezhës, Shëngjin e Tale dyndje pushuesish…

“Heh ç’je ba një mashtrues ti, ju hik punëve si bora”, i tërheq një zonjë vëmendjen bashkëshortit me ironi.

“O mami, do ma hedhësh pak krem te shpina…”, ngre zërin një bukuroshe, sikur të donte të tërhiqte vëmendjen e çunave tek çadrat aty afër.

“Ejani të lahemi”, thërrasin fëmijët njëri tjetrin ndërsa luajnë në breg duke ndërtuar kalatë e rërës.

Jemi aty në mes të çadrave, në bregun e Tales, dhe ashtu si ai njeriu që i ndërron stacionet e radios nga një frekuencë tek tjetra, ashtu edhe ne, i sinkronizojmë veshët me atë çfarë po ndodh nga njëra çadër tek tjetra. Në fakt, jo vetëm ne, të gjithë këtë po bëjnë, të strukur nën hije, kinse po flemë, dëgjojmë dromca bisedash që vijnë nga drejtime të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

😍

A post shared by Lezha News (@lezhanews) on

Bregu i Tales gumëzhin i tëri nga fluksi i madh i familjeve që janë lëshuar nën pushtetin absolut të Diellit, në bregdet.

E njëjta gjë, në vazhdimin verior të saj, atje pra, në Shëngjin, ku përmes pamjeve të kapura me dron, të publikuara nga Bashkia Lezhë, shihet qartë tejmbushja edhe aty.

Fundja, kur moti është kaq i nxehtë, kur Dielli është kaq i fortë, kjo është zgjidhja më e mirë, sidomos për fëmijët.

 

View this post on Instagram

 

Po ndodh tani 🏖🌊🏊🚣

A post shared by bashkialezhe (@bashkia__lezhe) on