Të Rinjtë nga Lezha surprizojnë organizatën ndërkombëtare!

Fishing for Plastic është një organizatë mjedisore ndërkombëtare e cila ka në fokusin e saj pastrimin, parandalimin dhe sensibilizimin e njerëzve që të ndalojnë krijimin e mbetjeve plastike në bregdet.

Sipas revistës ekonomike më serioze në Shqipëri, monitor.al, rezulton se vendi ynë renditet në treshen e parë të ndotësve më të mëdhenj të planetit (në bregdet).

Pak ditë mëparë misioni fisnik i këtij organizmi mbërriti në detin Adriatik, fakt i cili u përshëndet nga mediat fqinje italiane dhe ato në vendin tonë.

Ajo që Fishing for Plastic nuk mund ta parashikonte dot e që vërtetë i surprizoi ishte përshëndetja që morën nga ana tjetër e bregut nga një grup të rinjsh lezhjanë.

Këta të rinj me bluza me logon që tregonte diellin dhe detin realizuan nje akt të vogël por shumë domethënës në përpjekjen e tyre për të sensibilizuar sa më shumë të rinj dhe sa më shumë pushues që të mos krijojnë mbeturina plastike gjatë pushimit të tyre në bregdet dhe më e rëndësishmja, ndalimin e duhanit në bregdet, janë pikërisht filtrat e cigareve të hedhura në bregdet që kanë ndezur një debat mbarëbotëror pasi kërcënohet seriozisht biodiversiteti nënujor.

“Një dashuri e vogël për natyrën është vlerësim i madh për veten”, thotë konceptuesi i iniciativës Indrit Nikjari.

Ndërkohë që plastika dhe filtrat e cigareve janë bërë alarm global për shkak se janë kthyer në një kërcënim real për diversitetin nënujor dhe zhdukjen e 138 specieve, edhe ne vendosëm të vishnim bluzat me logon tonë të bukur dhe të bënim një akt të vogël por shumë domethënës në këtë drejtim.

Thirrja jonë është të shmangni plastikën dhe hedhjen e filtrave të duhanit në bregdetin e Lezhës.

Kjo ngjiz respektin për mjedisin, na rrit vlerësimin për veten tonë, për njëri tjetrin, dhe na bën të shihemi me respekt nga çdo turist i botës”, ka vijuar Nikjari me mesazhin e tij.

Fotot e publikuara prej tij të plastikës së shpërndarë në të gjithë brezin e rërës i ngjajnë një situate vërtetë afro-apokaliptike:

Fishing for Plastic jo vetëm që e ka postuar në faqen e saj zyrtare videon e shpërndare nga të rinjtë e Lezhës me mesazhin “SAY NO TO PLASTIC” por kanë ofruar gjithë mbështetjen e tyre duke i inkurajuar këta të rinj dhe të tjerë të Lezhës t’i bashkohen kësaj nisme fisnike.

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Fishing for Plastic e ka përcjellur aktivitetin e këtyre të rinjve edhe tek Ocean Conservancy, autoriteti global për mbrojtjen e oqeaneve.

Ja postimi i tyre:

Nuk na mbetet tjetër veçse t’i përgëzojmë këta të rinj, të përpiqemi që gjatë ditëve tona në bregdet të mos krijojmë mbetje plastike dhe filtra cigaresh, e t’i mbështesim ata në me sa të mundemi në misionin e tyre fisnik e qytetar.

Historia e plastikës në bregdet është historia e secilit prej nesh, dhe këta të rinj janë zëri i detit, dhe mënyra e tij për të thënë “Të Lutem Mos!”.