Të rinjtë lezhjanë fitore historike! Shënkolli U17 në Librin e Artë të Trofeve

Të padiskutueshëm. Atëherë kur më pak e priste, Vllaznia u ndëshkua dhe nuk arriti të barazonte. Mbrojtja dhe portieri Simoni e ruajtën me vëmendje leopardi për 94 minuta portën e Shënkollit.

Tashmë është realitet. Shënkolli U17 është kampion i Kategorisë Superiore për moshat U17, një arritje e jashtëzakonshme për këta djem, kulminacioni i një pune të gjatë e të lodhshme, i dha frytet sot.

 

View this post on Instagram

 

🏆

A post shared by Lezha News (@lezhanews) on

Ekipi i të rinjve lezhjanë ia doli të mposhtte Vllazninë e traditës, dhe shumë e ekipe të tjera që mbajnë mbi shpatulla fanelat e ekipive me histori në futbollin shqiptar.

Shënkolli U17 është kampion, ata do të sjellin Kupën në Lezhë dhe përveç entuziazmit e emocioneve, këta djem na bënë krenare të gjithëve.

Urime ekipit, stafit, drejtuesve dhe trajnerit Klajti Reçi për fitoren historike!