Të enjten mbrëma finalja, Shënkolli – Balldreni futen në ring për Kampionatin e Kalçetos në Lezhë

Ka dhuruar emocione të shumta takimi i mbrëmshëm i kampionatit të kalçetos midis Shënkollit dhe ekipit të emërtuar ‘Real’.

Që në hapje të takimit formacioni i Shënkollit ka provuar shijen e hidhur të disavantazhit me dy gola kundrejt kundërshtarëve, duke e bërë arritjen në finale diçka shumë afër së pamundurës.

Por nuk ndodhi ashtu, një mungesë vëmendje u ka kushtuar shumë të rinjve të Real të cilën pësuan dy gola të njëpasnjëshëm në më pak se 2 minuta.

Ky ishte edhe çasti vendimtar i ndeshjes, ku rikthimi i barazpeshës u bë shkak për motivim dhe energji sulmuese për Shënkollin, të cilët arritën ta kapërcenin kundërshtarin me rezultatin final 5-3.

Finalisët e tjerë, në kampionatin e kalçetos, janë padyshim, Balldreni, të cilët, këta të fundit, kanë dhuruar një futboll të bukur dhe kanë fituar bindshëm në çdo takim, duke u bërë finalistët e parë.

Të enjten mbrëma do të luhet një finale e bukur, midis Balldrenit dhe Shënkollit, e cila nuk duhet humbur kurrsesi.