“Sytë katër dhe veshët hapur”/ Zyrat për mbrojtjen e konsumatorit lezhjan të shtojnë vëmendjen!

Ndonëse është një detyrim ligjor, ne pjesen më të madhe të bashkive të vendit mungojnë zyrat e mbrojtjes së konsumatorit. Kjo situatë ka nxitur qendren “Konsumatori Shqiptar” që të zbatoje projektin Indeksi i Konsumatorit Vendor dhe në këtë kuader u zhvillua një trajnim me gazetaret lokal në Lezhë.

Drejtoria Ekzekutive e Qendres “Konsumatori Shqiptar” Ersida Teliti shprehet se është mjaft i rëndësishem fuqizimi i gazetareve në lidhje me kuadrin ligjor në fuqi për mbrojtjen e konsumatoreve dhe sipas saj ky është dhe qëllimi i këtij takimi.

“Ne sot kemi ardhur në qytetin e Lezhës për të zhvilluar një trajnim me gazetaret lokal, për ti lidhur dhe informuar e ndërgjegjësuar ato në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit në nivelin e qeverisjes vendore. Ky akivitet zhvillohet në kuader të projektit Indeksi i Konsumatorit Vendor që mbështetet nga Lëviz Albania dhe ka si fokus ngritjen e zyrave për mbrojtjen konsumatoreve në bashkitë e vendit që nuk e kanë një zyre të tillë.

Përpos kësaj synojmë që të ndërgjegjësojmë dhe informojmë komunitetin në lidhje me kopetencat që kanë njesitë e qeverisjes vendore në raport me ta dhe gjithashtu kërkojmë që të fyqizojmë dhe gazetaret, veçanorisht gazetaret lokal nëpër qytetete me qëllim që ata të ngrejnë kronika të paraqesin ankesa pranë bashkive ku ata punojnë, për njëkohësisht mund të çojnë dhe zërin e konsumatorit në nivele më të larta tek institucionet e qeverisjes qëndrore.

Ky është aktiviteti i radhës, pasi kemi qenë edhe në qytete të tjera siç janë Fieri dhe Elbasani, por gjithashtu kemi ndërgjegjësuar dhe shoqërinë civile. Pjesa më e madhe pjesmarrësve, kur diskutojnë për konsumatorin përgjegjësisht i referohen konsumatorit ushqimor, por sikurse e pamë dhe sot në trajnim ne jemi konsumator jo vetem për produktet ushqimore, por mbi të gjitha për produktet jo ushqimore dhe për shërbimet që na ofrojnë si njesitë e qeverisjes vendore e qëndrore ashtu dhe tregtaret e operatoret privat të biznesit”, thotë Ersida Teliti Drejtore Ekzekutive e Qendres “Kosumatori Shqiptar”

Sipas Telitit ndonëse Bashkia Lezhë ka një zyre për mbrojtjen e konsumtarot, ajo nuk është efektive, pasi vetë qytetaret nuk kanë informacion në lidhje me këtë zyre.

“Pjesa më e madhe e komunitetit në fakt nuk ka dijeni për zyrat e mbrojtjes së konsumatorit. Ne ju kemi dërguar 61 bashkive të vendit kërkesa për informacion, duhet të themi se Bashkia Tiranë ka një strukture shumë të mire të kësaj Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe përpos Bashkisë Tiranë, kemi dhe bashki të tjera sikurse është Bashkia Lezhë ku ne jemi sot që ka një zyre për mbrojtjen e konsumatorit, Bashkia Kamëz, Bashkia Vlorë, Bashkia Pogradec apo Bashkia Maliq. Një pjesë e mire e bashkive nuk kanë një zyre për mbrojtjen e konsumatorit dhe kopetencat ushtrohen nga një agronim apo veteriner dhe një pjesë tjeter sikurse është Bashkia Rrogozhinë, Peqin apo Kukës kanë pranuar hapjen e këtyre zyrave dhe i kanë ngritur.

Ndërkohë në Lezhë edhe pse bashkia pranon se zyra ekziston, nuk është se kjo zyrë është efektive. Kjo do të thotë se qytetaret nuk kanë informacion për ekzistencen e kësaj zyre.

Zyra për mbrojtjen e konsumatoreve pranë çdo bashkie së pari synon që të bëjë çështjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të të gjithë konsumatoreve për të gjitha produktet. Gjithashtu duhet të jetë një zyre e cila duhet të trajtojë dhe të marrë ankesa nga konsumatoret dhe më pas të munden që tju ktheje përgjigje qytetareve për problematikat që ngrejnë.

Përpos kësaj, duke patur parasish se ligji për Njesitë Vendore dhe reforma e re territoriale rriti në masë shërbimet që ofrojnë bashkitë, kjo e bën edhe më të domosdoshme dhe të nevojshme ngritjen e zyrave për mbrojtjen e konsumatoreve”, sqaron Teliti.

Ngritja e zyrave për mbrojtjen e konsumatorit dhe efikasiteti i tyre shihet si domosdoshmeri në të gjitha bashkitë e vendit. Në fund të këtij trajnimi pjesmarresit u vlersuan me çertifikata nga “Konsumatori Shqiptar”.

Pergatiti: Elvis Hila