Studiuesi nga Lezha propozon idenë unike që shmang ‘talljen’ me votën!

Studiuesi Vladimir Kola, ekspert i sistemeve politike dhe i të Drejtës Kushtetuese dhe Publike ka propozuar një ide sa origjinale aq edhe empirike.

Kola sugjeron që me synimin e shmangies së votuesve fantazëm, dhe me fantazëm këtu nënkuptojmë ata që jetojnë jashtë vendit, apo brenda vendit, por që ditën e zgjedhjeve rezultojnë votues, për shkak të maskaradës së makinacioneve të komisionerëve (gjëra të cilat kanë ndodhur rëndomtë) një hile primitive kjo.

Për të asgjësuar këtë hile primitive, por që shtrembëron vullnetin e sovranit, Dr. Vladimit Kola propozon që Komisionet e Numërimit të skanojnë dhe të bëjnë publike listën e plotë të votuesve, në webfaqen e KQZ-së, duke i dhënë mundësinë kështu çdokujt që të verifikojë veten, ose të afërmit, nëse figuron votues, edhe nëse nuk ka votuar apo jo.

Ideja e zotit Kola edhe pse duket e thjeshtë, në fakt, ndërton një mur bllokues ndaj abuzimit, sepse kështu çdo qytetar bëhet pjesëbërës në sistemin korrektimit dhe saktësisë së vullnetit të sovranit. Është e pamundur të shtrembërohet edhe nëse të gjitha palët bien dakord midis tyre ta prishin Ekuilibrin e Nash-it, duke bashkëpunuar me njëra tjetrën në kurriz të sovranit.

Pjesa më befasuese e kësaj është sepse nuk kërkon asnjë teknologji të avancuar, thjesht skanim dhe ngarkim online.

Lexojeni të plotë publikimit e Z. Kola: