Studiuesi nga Lezha ironi me ligjin shqiptar të emigracionit…

Vladimir Kola është një analizues i vëmendshëm i ligjeve, fundja kjo është edhe fusha e tij e ekspertizës.

Sot ai ka kaluar në ‘vrimë të gjilpërës’ juridike një ligj të botuar në fletoren zyrtare nga QBZ i cili mban datën shkurt 2020.

Me arsyetimin e tij elegant dhe paksa abstrakt Dr. Vladimir Kola po thotë tërthorazi se Qeveria Shqiptare u ka krijuar lehtësira të mëdha të gjithë emigranëve që duan të hyjnë Shqipëri.

Madje, ai po thotë se ata mund ta marrim tashmë vizën edhe me email dhe të shkelin në Shqipëri.

Nëse marrim në konsideratë edhe kronologjinë e reagimeve përgjatë vitit në Facebook-un e Z.Kola nuk është e vështirë ta dëshifrojmë se mesazhi i tij përfundimtar është ky:

“Ndërkohë që shqiptarët ikin, (sirianëve) u duhet vetëm një email që të mbushin Shqipërinë.”