Spitali i Lezhës jep lajmin e mirë: Shërohen 3 persona!

Spitali Rajonal i Lezhës informon qytetarët se në këtë institutcion nuk konfirmohen raste të reja me koronavirus.

Po ashtu, në njoftimin e spitalit thuhet se janë shëruar 3 persona që ishin me Covid-19, mes tyre edhe kryeinfermierja e sanitarja.

Postimi i Spitalit Rajonal të Lezhës:

Lajm i mirë 🌟

✅ Testimet e ditëve të fundit konfirmojnë shërimin e 3 rasteve të para të prekura nga COVID-19 në Lezhë. Mes tyre edhe infermierja dhe punonjësja e shërbimit mjedisor të spitalit tonë.

✅ Nuk konfirmohen raste të reja në testimet e realizuara.

❗️Duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, bëjmë thirrje të vazhdojmë të respektojmë me përpikmëri rekomandimet mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social.

🔜 Me përgjegjësi dhe solidaritet së bashku drejt fitores!