Sonte në ora 22:00 shtëpia ime bëhet Kisha e Krishtit. Dioqeza e Lezhës fton besimtarët!

©shutterstock

“Kjo kohë e pandemisë, e distancimit fizik, na ka bashkuar më shumë shpirtërisht me njëri tjetrin”, shprehet Patër Salvatore Reino, famullitar i Shënkollit, i cili ka bërë përpjekje të shumta përgjatë gjithë këtij muaji izolimi që sapo kaluam, duke predikuar, duke u shfaqur në video, dhe duke qënë gjithnjë i pranishëm me të gjithë mënyrat e mundshme teknologjike.

Por jo vetëm ai, e gjithë Dioqeza e Lezhës, ka qënë e pranishme në lutjen dhe në kremtimet e Javës së Shenjtë. E kjo nuk është tjetër veçse një tregues i sinqertë i asaj sesa të lidhur me shpirt e të afërt me zemër janë ata me komunitetin e besimtarëve lezhjanë, e jo vetëm.

SONTE NË 22:00 NDIZNI NJË QIRI NË BALLKON

Pak orë mëparë Dioqeza e Lezhës ka pubikuar në faqen e saj zyrtare një thirrje, në të cilën kërkohet që në këtë natë të madhe TË NDEZIM NJË QIRI, për t’u ndjerë të bashkuar, të gjithë, me dritën e ringjalljes, e ku të bashkuar në lutje shtëpia jonë do të bëhet Kisha e Krishtit.

Një ritual i tillë, do të ndiqet kudo, në të njëjtën orë, dhe nga i njëjti vend i shtëpisë, në të gjithë Evropën dhe nga të gjithë katolikët e tjerë në të gjitha kontintentet.

Lexojeni të plotë postimin e Dioqezës së Lezhës:

NDIZE NJË QIRI SONTE!

Krishti eshte drita e botes.

Vellezer e motra ju ftoj që sonte ne oren 22:00 të ndizni një ose më shumë qirinj e t’i vendosni në dritaret apo ballkonet tuaja. Në atë orë në Katedralen e Lezhes do të filloje kremtimi i Meshës së Shenjtë duke ndezur edhe qiriun i Pashkëve.

Po ashtu sonte në të gjithë Europën katolikët do të bëjnë të njëjtën gje.
E keshtu të krishterët në të gjithe Europën do të bashkohen me njëri-tjetrin.

Për ju që jeni afer katedrales dhe ju të tjeret, kur të dëgjoni këmbanët sonte dilni në ballkon a në oborr e bëni shenjën e kryqit duke u drejtuar nga Katedralja.

Mesha e Shenjtë e orës 22:00, do te degjohet edhe nga jashtë, keshtu që mund te beheni pjesë e meshës nga shtepitë tuaja.

Zoti ju bekoftë 🙏🏻

Të lutem shpërndajeni kete mesazh kudo ne Dioqezës tonë.

SONTE NË 22:00 NDIZNI NJË QIRI NË BALLKON