Sonila Alushi, kush është kandidatja e Bergamos për komunën dhe evropën?

Pas çerekshekulli emigrim, kapërcim kufijsh e refugjatë të kudogjendshëm, nesër Shqipëria tregon se ka arritur në një fazë krejt tjetër të integrimit të saj në Itali.

Tashmë koha po punon në favor të tyre, sepse mundimet e sakrificat dhe përpjekjet serioze të tri dekadava po i japin efektet për mirë.

Ata nuk janë më në pozitat e dikurshme kur shiheshin si “il nuovo arrivato”.

“Il sentirsi italiano” nesër do të evoluojë në fazën e tij të katërt, nga 1) Migrimi tek 2) Integrimi tek 3) Përfshirja tek 4) Pjesëbërja.

Nesër, i dashur lexues, shqiptarët e Italisë, do të shkruajnë një copëz të vogël por tepër të çmuar të historisë sonë.

Pse e themi këtë?

@Albania News

E themi këtë sepse, ashtu sikurse asnjëherë mëparë në historinë e zgjedhjeve të Italisë nuk ka patur një kandidim kaq masiv të shqiptarëve. Ata po kandidohen në masë, janë mbi 160 djem e vajza, nëna e baballarë, shokë, shoqe, motra, vëllezër tanët matanë detit të cilëve miliona votues do t’ua shkruajnë emrat në fletën e votimit për zgjedhjet europiane dhe komunale këtë të premte.

Përpjekja më fisnike, të cilën na e kërkon ky moment i historisë, është t’u japim mbështetjen tonë, duke njoftuar gjithë të afërmit tanë që kanë të drejtë vote në Itali. Të gjithë shokët, të njohurit, kolegët e punës, punonjësit e aziendës tuaj, ortakët, atë plakun babaxhan italjan që të sjell “il primo caffe”, atë plakën në ashensor, atë arabin tek fruta-perimet, atë afrikanin në autobus, atë indianin picajol, apo këdo tjetër që mendoni se mund të japë një votë në Bergamo për Sonila Alushin apo kudo në Itali për të tjerët në listë.

Por kush është Sonila Alushi?

Ja si e përshkruan ajo në faqen zyrtare të listës Gori:

Sono nata a Tirana (Albania) nel 1979.

Dopo il diploma al liceo classico, lavoro come autrice e redattrice per un giornale dedicato ai giovani della mia città natale.

Nel 1998, a seguito dei problemi sociali e politici che hanno attraversato l’Albania, ho deciso di trasferirmi a Bergamo per studiare all’Università di Bergamo nella Facoltà di Lingue e Letterature Straniere.

Per mantenermi agli studi ho svolto i più svariati lavori: pulizie, cameriera, barista, commessa, fino a quando, insieme a mio marito, nel 2005 abbiamo avviato una piccola Impresa di Pulizie.

Negli anni successivi le Imprese sono diventate tre e siamo entrati anche nel campo della Edilizia.

Per non dimenticare un vecchio sogno e per cercare di combattere i pregiudizi verso gli immigrati, nel 2009 torno ad occuparmi di giornalismo scrivendo per la testata on line Albania News.

Mi dedicavo soprattutto a raccontare esempi di una immigrazione positiva, produttiva e utile all’Italia.

Con questi propositi, nel 2014, ho collaborato ad un documentario di Rai3 intitolato Radici, l’altra faccia dell’immigrazione dove ho cercato di far conoscere meglio al pubblico italiano il mio paese d’origine e la sua numerosa comunità in Italia.

Oggi sono imprenditrice, mamma di due figli (Enian 11 e Dea 10) e sempre sensibile e attiva per i temi dell’integrazione, dell’inclusione, dei diritti civili e pari opportunità.

Ho scelto la politica per mettermi al servizio dei miei concittadini bergamaschi, autoctoni e non, per una Bergamo sempre più aperta, inclusiva, sicura e bella.

Nëse i mbështesim në këto votime shqiptarët në Itali, mbështesim veten tonë, dhe forcimin e mbrojtjes së të drejtave dhe hapjen e mundësive të reja për ne.

Nëse i mbështesim kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e nesërme, do të thotë se jemi qënie njerëzore mjaftueshëm altruiste sa për të parë përtej rehatisë monotone të së përditshmes.

Nëse i mbështesim shqiptarët në votime nesër duke e shpërndarë këtë informacion me të tjerët, do të thotë se kemi rrjet, kemi rreth shoqëror, kemi kujt t’i drejtohemi, do të thotë se dikujt ia keni bërë një nder e ata mezi po presin t’jua shpërblejnë disi, në të njëjtën mënyrë siç Sonila dhe të tjerët e listës, u kanë bërë mirë të tjerëve, i kanë ndihmuar e i kanë përkrahur, prandaj kanë vendosur të kandidohen.

Kështu pra, Sonila Alushi, me të drejtë, ka bindjen e brëndshme se grumbullimi i mirësive të vogla të përditshme për shumë e shumë vite rresht, nesër do të lëvizë zemra e mendje shqiptare e italiane, e të çdo kombësie “alle urna elettorali” për të mbështetur kandidaturën e saj në Bergamo.