Socialistët e Lezhës takime të njëpasnjëshme me organizatat në çdo njësi

©Facebook.com/ Pjerin Ndreu

E dinin se kohë për të humbur nuk ka. Qysh prej ditës kur Znj. Lindita Nikolla u caktua koordinatore politike për Qarkun e Lezhës, në kupolën e socialistëve të Lezhës është shpeshtësuar çdo gjë, për të zbritur më pas në të gjitha njësitë e organizative të bazës socialiste të Lezhës.

“Hallin që s’ma zgjidh dot, të paktën ma qaj”, u thoshte me zë të lartë Edi Rama socialistëve të pranishëm në Kongresin e PS në fundshkurtin e këtij viti. Ai ua ka bërë të qartë se për të fituar zgjedhjet nuk ka strategji më efikase sesa kontakti i drejtëpërdrejtë me njerëzit, pra kontakti me hallet dhe problemet e tyre.

Ditën e sotme, kryesocialisti Rama ka prezantuar një formë moderne të komunikimit të përbashkët brenda familjes socialiste, një portal pra, që do të mundësojë pikëzimin dhe vlerësimin e personaliteteve që Partia Socialiste do t’i fusë në listën e fitores së 25 Prillit 2021.

Ky portal do t’ua lehtësojë punën degëve të PS-së në qarqe, duke krijuar kështu një njësi të centralizuar të vlerësimit të figurave, duke e zbutur në këtë mënyrë, duke e asgjësuar madje, “luftën brenda llojit” për emra nëpër qarqe. Parimi duhet të jetë “partia bën renditjen, individi e thyen atë”, deklaroi Rama sot.

Ndërkohë, siç u tha më lart, që nga caktimi i Znj. Nikolla koordinatore e Lezhës ka patur një fluks të zgjeruar lëvizjesh, takimesh, tryezash dhe bisedimesh në pothuajse të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Lezhë.