Socialistët e Lezhës organizim kapilar, të pranishën në çdo fshat e lagje, për rrugën e suksesit

Socialistët e Lezhës vijojnë takimet e tyre intensive në çdo fshat e lagje të Lezhës.

Takimet janë të domosdoshme në muajt elektoralë, veçanërisht ato fizike, dhe socialistët janë specialistë të vërtetë të fushatave. Përveç kësaj duhet thënë gjithashtu se deri në këtë moment edhe strategjia online e tyre është bindshëm më e organizuar dhe e mirë koordinuar.

“Me Gjokë Jaku dhe Eduard Ndreca me shtabet e punes se PS Tresh, Spiten, Markatomaj, Zejmen dhe Pllane. Detyra te detajuara per cdo fshat, lagje dhe rrugice. Organizimi kapilar eshte celesi I suksesit elektoral!”, shkruan Ndreu në faqen e tij zyrtare.

Një deduksion i thjeshtë logjik të shtyn të mendosh se ky nivel organizimi shtrihet edhe në organizimin e strukturave. Sesa është e vërtetë kjo, do të matet atë ditë që dalin rezultatet për të gjithë.

Por një gjë është e sigurtë, Edi Rama organizon fushata brilante. Mbetet për t’u parë në ditët vijuese sesi do të shpaloset aktivitetit nga të gjitha kampet politike.