Socialistët e Lezhës drejt zgjedhjes së Kryetarit të ri. Ja kush janë kandidatët…

Ditën e nesërme (e Dielë ora 16:00) socialistët e Lezhës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kryetarin e ri të Partisë Socialiste të Lezhës.

Kandidatët në garë janë 3 dhe socialistët do të duhet të zgjedhin Kryetarin i cili, do të jetë një figurë kyçe dhe pikë referimi për vitin e ardhshëm elektoral.

Me një palë zgjedhje të përgjithshme te pragu i derës, socialistët kanë një vendim me peshë për të marrë.

  • Kandidatja e parë në garë është Florida Zyberi (Çuni), aktualisht sekretare e Këshillit Bashkiak.
  • Kandidati tjetër është Eduard Ndreca, Kryetari aktual, ose profesori siç e thërrasin miqësisht socialistët, gjithashtu Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë.
  • Kandidatura tjetër e propozuar është Taulant Malshi. Aktualisht Drejtor i Sigurimeve Shoqërore, dhe ka qënë pjesë e familjes socialiste të Lezhës prej shumë vitesh.

Ndërkohë për Degën e Laçit votohet ditën e sotme midis dy kandidaturave:

  1. Nertila Toma
  2. Tonin Koliçi

dhe për degën e Rrëshenit kandidaturat janë:

  1. Pjetër Pjetri
  2. Renual Kola