Socialistët e Lezhës asnjë ditë pushim, Ndreu bën parashikimin e guximshëm…

Shpresa nuk është strategji. Socialistët e dinë shumë mirë këtë, ndaj ata i kanë hyrë punës dhe i kanë ndezur motorët e fushatës për t’i fikur vetëm me 23 Prill 2021.

Koordinatorja politike e Qarkut Lezhë Znj. Lindita Nikolla, kryebashkiaku Ndreu, kryetari i PS së Lezhës Ndreca, si dhe Prefekti Jaku janë parë në pothuajse të gjitha takimet që janë kryer në të gjitha njësitë administrative dhe qytet.

Jo vetëm që çdo ditë do të jetë 23 Prill për socialistët, por ata gjithashtu, për shkak të kushteve të pandemisë, dhe zhvillimit të teknologjisë, duhet të jenë shumëfish më të motivuar në komunikimet digjitale, kjo zbulohet edhe nga një letër që kryesocialisti Rama i ka dërguar çdo anëtari të PS-së, në të cilën, ai u bën thirrje që të përfshihen e të japin mendimet e tyre në platformën Deputeti Im, por edhe me komunikimet digjitale në vijimësi.

Pamje e Platformës Deputeti Im

Gjatë javës pasuese, pohohet nga burime të ndryshme, se Rama do të jetë në Lezhë ku do të zhvillojë një takim me kupolën e PS-së së Lezhës, ose edhe anëtarësinë.

Nuk mund të lihet pa u përmendur edhe një deklaratë e kryebashkiakut Ndreu, i cili në përfundim të takimit me strukturat në Shëngjin, ai u shpreh nuk ka asnje dilemë, fitorja do jetë e jona si gjithmonë ne këtë njesi!”.

Për ata që e njohin zotin Ndreu, e dinë se deklarata të tilla nuk vijnë as nga entuziazmi i tepërt as për të frikësuar kundërshtarin, por vijnë, me shumë gjasa, prej faktit se Ndreu i ka në dorë të gjithë instrumentët e duhur për t’i bërë matjet e sakta.

Ne nuk kemi të regjistruar asnjë rast në historikun e deklaratave të tij që Ndreu të ketë “dalë bllof” ndonjëherë, megjithatë këtë deklaratë të tijën do ta mbajmë shënim.