“Shumë zhurmë për asgjë!”/ Nënkryetarja e Bashkisë nuk ua përton socialistëve!

Pas bërje publike nga ana e deputetit Pjerin Ndreu të investimit prej 3,65 miliardë lekë për ndërhyrjen në rrjetin elektrik të të gjithë Lezhës, ka ardhur reagimi i nënkryetares së Bashkisë Lezhë Znj. Alfrida Marku “e cila e quan këtë një pikë kryesore të propagandës boshe të rilindasve”.

Ndër të tjera ajo u bën thirrje të ndërhyrjnë në rrethimin e shkollës “Besëlidhja”, sipas saj Bashkia ka dërguar në mënyrë të përsëritur shkresë zyrtare drejtura Oshee Lezhë për të ndërhyrë por ende nuk ka asnjë reagim ana e tyre.