📌 Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Nisur nga rastet e shtimit të infektimit të qytetarëve me Covid-19, me qëllim shkëputjen e zinxhirit dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, rikujtojmë qytetarët e Qarkut Lezhë se;
🛑 Vijon të jetë i ndaluar lëvizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00.
✅ Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.
❗Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania.
🛑 Gjithashtu rikujtojmë se është në fuqi ora policore 22.00- 06.00, për baret, restorantet, fast food, lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.
Policia e Lezhës apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet orën policore, të përdorin maskat mbrojtëse, të ruajnë distancimin social, si dhe pronarët e administratorët e lokaleve të zbatojnë protokollet e sigurisë, pasi kontrollet do intensifikohen akoma më tej, në bashkëpunim edhe me Task Forcën, për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të infektimit të qytetarëve me Covid-19.