Shih çfarë ka bërë Pjerin Ndreu në Rrilë…

Në mënyrë të përsëritur Kryebashkiaku Ndreu po e përplotëson vizionin e tij se nuk është kryebashkiak vetëm i qendrës së Lezhës, por edhe i të gjitha njësive administrave të saj.

Investimet e kryera dhe ato në proces nëpër pothuajse të gjitha njësitë administrative flasin për një fokus më të gjëra sesa vetëm në qendrën e Lezhës.

Pra këtu nuk ka vetëm një ndershmëri në ri-shpërndarjen e taksave me anë të investimeve, por edhe një avancim drejt një vizioni të ri për Lezhën.

Gjithnjë e më shumë Lezha po shkon drejt një qyteti që i ka hapur krahët, ku në vend të një jete ku zonat rurale vërtiten rreth qendrave urbane, tanimë këto zona rurale marrin dinamika autonome. E kjo është paradigma e re!

Bashkia Lezhe me te ardhurat e saj investoi projektin me vlere 17 milion e 800 mije lekë te reja per sistemimin e asfaltimin e gjithe rrugeve te Qendres se Rriles, Njesia Administrative Shenkoll.

Padashur të biem në kurthin e të qënit elozhativ me Kryetarin e Bashkisë po e lëmë lexuesin të ndjekë këtë material filmik të përgatitur nga Rrok Lelçaj: