Shenja e parë e Koronavirusit nuk është kolla e thatë, as temperatura e lartë, por humbja e nuhatjes

Artisti i Jazz-it, Rudy Gobert, i cili është testuar pozitiv për koronavirusin, ka postuar një cicërimë në Twitter këtë fundjavë se nuk mund të nuhasë asgjë.

Gobert nuk është vetëm. Një numër në rritje i mjekëve dyshojnë se për shumë pacientë, simptoma e parë – para një kollë apo temperaturës – është humbja ndijimit të shijes, nuhatjes, ose të dyjave.

Një vajzë hoqi maskën e saj për të nuhatur lulet në një pemë në Shkup, Maqedonia e Veriut, të Premten. Dëshmitë janë në rritje që humbja e ndjesisë dhe shijes janë shenja karakteristike treguese të Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Një histori e re interesante në New York Times gjurmoi dëshmitë në rritje në mbarë botën që ato simptoma delikate në shumë raste mund të jenë treguese e një diagnoze koronavirus. Disa madje shkuan deri aty sa të sugjerojnë që nëse nuk mund të nuhasësh hudhrat apo të ndjesh shijen e qepës, duhet të konsiderosh të veprosh sikur ta kesh tashmë virusin për qëllime të shëndetit publik.

“Pothuajse të gjithë që janë shtruar në spital kanë të njëjtën histori,” tha mjeku italian Marco Metra, spitali i të cilit po trajton qindra pacientë me COVID-19, për Times.

Ne pyetëm bashkëshortin e një pacienteje: “Gruaja ime sapo ka humbur nuhatjen dhe shijen e saj, por nga shëndeti ajo është mirë.” Kështu që ajo ka të ngjarë të jetë e infektuar dhe po e përhap me një formë shumë të padukshme.”

Ekspertët i kanë vlerësuar provat si të mjaftueshme që të Dielën, një grup i shquar i mjekëve amerikanë kërkuan që humbja e shijes dhe nuhatjes të shtohet në listën e kritereve të shqyrtimit për COVID-19.

Hulumtimet në fazën e hershme në Korenë e Jugut, Kinë dhe Itali duket se vërtetojnë fenomenin, sipas CNN, dhe Times cituan dy studiues të cilët thanë se kanë vëzhguar të njëjtën gjë në Gjermani.

Ka një lajm të mirë, sipas një profesori të mjekësisë në Universitetin Ludwig-Maximilians të Mynihut i cili foli për Times: shumica së pacientëve po rigjenerohet si ndjenja e shijes ashtu edhe nuhatjes pasi infeksioni pastrohet.

Burimet e lajmit: 1) New York Times 2) CNN 3) Akademia Amerikane e Otolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës e Qafës 4) Futurism