Shëngjin, sërish gurë në rrugë nga mali. Banorët në panik…

Në rrugën e Shëngjinit kanë rënë sërish gurë dhe vendorët nuk janë aspak entuziast për situatën pavarësisht masave të marra deri tani. Ato kërkojnë ndërhyrje serioze pasi rrugë drejt Shëngjinit po qarkullohet në panik.

Pas shiut nisën të bien edhe gurë. Në rrugën e Shëngjinit po qarkullohet në panik. Zona që nuk është mbrojtur me rrjeta është më rrezik. Investimi muajve më parë nuk i dha zgjidhje të plotë problemit. Këtu disa nga drejtuesit e mjeteve devijojnë rrugën.

Ata po përdorin si portë hyrëse drejt qytetit rrugën e Kunës. Thonë se kanë frikë nga rrëshqitja e mundshme e gurëve. Për drejtorin e shërbimeve ne bashkinë e Lezhës  gurët nuk janë të mëdhenj por nëse do bien mbi makina, pasojat janë të rënda.

Lushi premton vazhdimin e investimit për mbrojtjen e rrugës. Administratori i Shëngjinit Gjok Deda është më i shqetësuar. Ai thotë se jeta e kalimtareve është sërish në rrezik.  Jemi shumë pranë sezonit turistik dhe do ketë fluks, ndaj duhet ndërhyrjë.

Gurët nisen të bien në rrugë që të hënën dhe  krijuan probleme në lëvizjen e automjeteve. Pavarësisht se bashkia ndërhyri për largimin e tyre, firma mirëmbajtëse nuk duket aq e pranishme për të monitoruar situatën.

Përgatiti: Gjergj Figuri, gazetar i ABC News, Lezhë